Kovaçevski: Të gjithë 120 deputetët duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese! VMRO dhe Levica janë kundër BE-së

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovçaevski sot deklaroi se vlerëson se të gjithë deputetë duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese, me të cilat në Kushtetutë hyjnë bashkësitë etnike si kroatët, bullgarët dhe malazezët, përcjell TV21. Kovaçevski thrksoi se kjo vetëm se do ta pasurojë shoqërinë në vend.

“Rreth ndryshimeve kushtetuese, po, është një punë të cilën shteti ynë duhet ta numërojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, këto ndryshime kushtetuese normalisht do të kalojnë në proces të diskutimit, ku unë besoj se të gjithë deputetët, 120 në Kuvend, duhet t’i mbështesin”, tha mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se futja e etnive në Kushtetutë vetëm e pasuron kohezionin shoqërorë në vend.

Lidhur me atë se si do të sigurojë mbështetjen në Kuvend, Kovaçevski nuk u përgjgij konkretisht duke shtuar se VMRO dhe Levica mbeten kundër anëtarësimit të vendit në BE.

“Në shtet kemi diferencuar dy koalicione partiake, njëra që është për Maqedoni evropiane dhe e cila bashkë me numrin dominant të qytetarëve dëshiron ta sheh dhe do ta sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së, dhe kemi një koalcion tjetër VMRO-DPMNE dhe Levica që janë kundër anëtarësimit të shtetit në BE”, tha Kovaçevski.