Kurti për “La Repubblica”: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë është Putini
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekziston rreziku për një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.
“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i madh. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”, ka thënë Kurti për gazetën italiane “La Repubblica”.
“Serbët kanë 48 baza rreth Kosovës. Protestat nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë tutje Kurti.