RajoniTop Lajme

Kurti: S’pati gatishmëri nga pala serbe për nënshkrimin e dokumentit dakordues për të pagjeturit

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala serbe nuk ka pasur gatishmëri për ta nënshkruar dokumentin dakordues sa i përket temës së personave të zhdukur me dhunë.

Ai tutje shtoi se tema e lirisë së lëvizjes ka ardhur me propozim të emisarit Lajçak.

“Ndërkaq marrëveshja për lirinë e lëvizjes ka ardhur si temë me katër propozime nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçaku. Deklaratat se ka pasur gatishmëri dhe propozime nga njëra palë, janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për bisedime por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër. Ne jemi të interesuar për lirinë e lëvizjes. Sikur tani nuk ka targa të përkohshme as andej as këndej, mirë është që të mos ketë as letra ngjitëse. Pra duhet të ndodhë njohja reciproke e letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve. Ne kemi dhënë idenë që të njihen të gjitha dokumentet”, ka deklaruar Kurti.