Mendja që udhëheq, e trupi që reziston, kombinim që gjithësecili e dëshiron!

Shpërndaje

Po jetojmë në një kohë ku po mbizotëron gënjeshtra, intrigat, tradhëtia e dyfytyrësia. Këto janë bërë mjete të luftës politike të dedikuara në radhë të parë në luftën brenda llojit falë “importit” nga jashtë.

Në skenën e brendshme të Aleancës për Shqiptarët, ka kohë që po ballafaqohemi me “importin” nga strukturat e jashtme që pikësynim e obligim kishin dhe kanë dobësimin e Aleancës për Shqiptarët si koncept, e në radhë të parë duke sulmuar e tradhëtuar liderin dhe bartësin e kësaj ideje, Ziadin Selën.

Në vazhdimësi i sulmuar, si në aspektin politik e madje edhe ate fizik, u bëri ballë shumë sfidave dhe mori mbi supe shumë përgjegjësi të cilat jo të gjitha i takonin, për të kulminuar me goditjen më të turpshme të mundur në ditën e votimit në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës, ku të gjithë eksponentët e “importit” nga jashtë bënë hapin e radhës për të dëshmuar gjoja se kryetari është i padëshirueshëm për Tetovën me çka tentuan të dëmtojnë kauzën po edhe subjektin, vetëm e vetëm për tu shërbyer sa më mirë padronëve të tyre gjithandej skenës politike.
U qoftë për nderë, po e patën ate.

Në ndërkohë u fol e po folet gjithandej, akti burrëror i Ziadin Selës, i cili mori mbi supe gjithë barrën e asaj që ndodhi në Tetovë, por, nuk munguan edhe propagandat e njohura të atij që mundohet të imitojë Gebelsin e që njihet më mirë si gjoja diçka “i parë”, pa e anashkaluar edhe një tjetër, gjoja “opozitar” që dëshiron të matet, atje ku maten burrat edhe pse është i vetëdijshëm se është vetëm një ish-ministër, vogëlush i llastuar.

Aleanca për Shqiptarët është arrë e fortë që nuk thyhet, aq më pak nga vogëlushët. Aleanca vazhdon rrugëtimin dhe obligimin opozitar që të demaskojë deri në fund këtë “pushtet” pa pushtet, njëherit duke u bë me dije edhe të tjerëve se forca opozitare është në Aleancë. Këtë e dinë mirë edhe ish-ministri vogëlush. E dinë ai mirë ndihmesën dhe kapacitetin e Alenacës për Shqiptarët, atëherë kur liderit të tij iu deshtë përkrahja, po e dinë edhe ndihmesën që e mori edhe kësaj radhe, ndoshta me qëllime tjera, por ndihmesë për të parin e partisë së tij e në dëm të të parit të partisë sime.

Edhe ky fakt nuk duhet ta gëzojë ish-ministrin vogëlush që po pretendon se përfaqëson opozitën me 8.000 vota të fituara në një qytet e disa fshatra. Shqiptarë ka gjithandej, që nga Struga e deri në Kumanovë e Likovë ku të rrallë janë si ata që potencova në fillim dhe janë në numër më shumë se 60.000 e ata nuk shiten, nuk manipulohen e nuk tradhëtojnë. Ata janë shtylla e opozitarizmit dhe e frymës për ndryshim dhe në emrin e tyre kamë një porosi: “Një gjë të jesh i sigurtë dhe thuaju se soji dhe sorollopi yt me votë të Aleancës për Shqiptarët nuk do të bëhet deputet, për këtë të jesh i sigurtë”:

Një episod përfundoi.

Para nesh kemi rrugëtimin e filluar vite më parë e që ende nuk ka përfunduar. Ndoshta të goditur por të pamposhtur, e në asnjë mënyrë të përçarë. Në Aleancë të gjithë janë një, mund sot të jetë njëri i pari e nesër një tjetër, primare është qëllimi.

Qëllim e kemi të mirën e shqiptarit dhe këtu nuk ka dorëzim.

Atyre që mendojnë ndryshe po edhe veprojnë kundër këtij parimi, thejshtë u themi…

Nuk kalon!

Shkruan: Driton Nebiu