​Me pasaportë të dikujt tjetër deshi të fluturojë nga “Adem Jashari”

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka dashur që me pasaportë të Shqipërisë në emër të dikujt tjetër të udhëtojë nga aeroporti “Adem Jashari”.

Siç njofton policia, pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si keqpërdorim i dokumentit.

“ANP Adem Jashari 23.08.2022 – 16:40. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë (Republikës së Shqipërisë) të një personi tjetër. Pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.