Ahmeti priti në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të bisedës mes Ahmetit dhe presidentes Osmani ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva europane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon.

Postimi nga Ahmeti:
Me kënaqësi takova sot në Shkup, Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

E urova për liberalizimin e vizave, si një vendim shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe si proces të vazhdojë edhe më tej deri në anëtarësimin e plotë të vendit në familjen e madhe europiane.

Diskutuam bashkë për bashkëpunimin në shumë sfera mes dy vendeve, për projekte të rëndësishme si dhe për një të ardhme më të mirë jo vetëm për qytetarët tanë por edhe të mbarë Ballkanit Perendimor.