Momenti kur Erdogan takon Zelenskyn (Foto/Video)
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Ukrainën.
Ai është pritur në takim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Vizita e Presidentit të Turqisë në Ukrainë është një mesazh i fuqishëm mbështetjeje nga një vend kaq i fuqishëm. Gjatë takimit në Lviv, diskutuam me Recep Tayyip Erdoğanin mundësinë e përmirësimit të iniciativës së grurit, situatën rreth termocentralit Zaporizhzhia dhe shantazhin bërthamor të pushtuesve, vjedhjen në shkallë të gjerë të grurit nga Rusia në territorin e pushtuar përkohësisht të Ukrainës. U trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit për mbrojtje. Jam i sigurt se zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë do të forcojë të dyja palët” shkroi Zelensky në Facebook.
Kjo është vizita e parë e Erdogan në Ukrainë, pasi Turqia ishte disa herë nikoqire e dialogut Rusi-Ukrainë.
Ka përfunduar takimi mes presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i zhvilluar mbyllur për median në Pallatin Potocki në qytetin ukrainas Lviv, zgjati rreth 2 orë.