Nga data 1 janar 2023, kërkesat për dokumente personale do të bëhen në formë elektronike
Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se janë miratuar ndryshimet ligjore për digjitalizimin e plotë të proceseve të MPB-së, sipas të cilave ndryshime nga 1 janar 2023, kërkesat për dokumente personale do të bëhen në formë elektronike.
“Nga data 1 janar, certifikata e shtetësisë do të mund të lëshohet në formë elektronike. Kërkesat për lëshimin e kartës së identitetit dhe pasaportës, qytetarët do të mund ti dorëzojnë në mënyrë elektronike. këto ndryshime ligjore u miratuan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti, dhe hyjnë në fuqi më 1 janar 2023”, thekson Spasovski.