Nis seanca e Kuvendit të Malit të Zi, pritet të mbahet vota e mosbesimit ndaj Abazoviqit
Nis seanca e Kuvendit të Malit të Zi, pritet të mbahet vota e mosbesimit ndaj Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi të premten ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.
Seanca ka nisur pak pas orës 11:00.
Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviq me ministrat e kabinetit të tij.
Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.