Nuk ka pranuar asnjë dozë të vaksinës, pacienti infektohet për të katërtën herë me Covid-19

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut, vetëm një pacient i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës është infektuar për herë të katërt me Covid-10, konfirmojnë për “Kanal 5”, nga Instituti për Shëndet Publik.

Nga Instituti thonë se në sistem janë regjistruar gjithsej 17.540 persona që janë infektuar më shumë se një herë, që do të thotë se 5 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara janë riinfektim.

Numri më i madh prej tyre u infektuan për së dyti herë, por janë 102 persona që janë infektuar për herë të tretë.