Presidenti Begaj në vizitën e parë në Kosovë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore

Shpërndaje

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij, raporton Ekonomia Online.Presidentja Osmani e ka pritur presidentin Begaj me ceremoni të lartë shtetërore.Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.Më pas president Begaj do të takohet edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.