BotaTop Lajme

Presidenti i Kroacisë: Sanksionet kundër Rusisë nuk janë efektive

Shpërndaje

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se sanksionet perëndimore kundër Rusisë nuk janë efektive dhe se këto sanksione nuk e dëmtuan Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij në ishullin Hvar, presidenti kroat e përshkroi situatën aktuale botërore si “të paqëndrueshme”.

“Busulla po zhduket ngadalë. Gjithçka duket si një luleradhiqe. Lutemi që dikush të mos teshtijë dhe të fluturojmë të gjithë”, tha ai.

Duke e përshkruar reagimin sanksionues të Perëndimit ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës si “asgjë”, Milanoviq theksoi: “Sanksionet kundër Rusisë nuk janë efektive. Ato nuk do ta dëmtojnë Rusinë, nëse ky është qëllimi. Shikoni çfarë ndodhi, na lëndoi neve”.

Duke kujtuar se ai ka argumentuar se sanksionet janë të padobishme që nga dita e parë, Milanoviq tha: “Më vjen keq që kisha të drejtë”.