Alarmon Artan Hoxha në OPINION; Brenda selisë së PD-së ndodhet një grup i Maqedonisë Veriut nga Kumanova

Shpërndaje

Në debatin që ka ndezur Shqipërinë rreth Partisë Demokratike dhe konfliktit mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.

Ndryshe sonte në emisionin OPINION nga gazetari Blendi Fevziu është kyqur gazetari i njohur Artan Hoxha i cili ka konfirmuar se brenda selisë së PD-së ndodhet një grup nga Maqedonia e Veriut respektivisht nga Kumanova, shtoi Hoxha duke mos specifikuar se për çfarë grupi bëhet fjalë.

Hoxha në OPINION theksoi se garda kombëtare ka marur masa për evakuimin eventual të Lulzim Bashës nga selia e PD-së sidhe po ashtu Hoxha konfirmoi se brenda selisë janë ndryshuar të gjitha dyert dhe dritaret.

Duke ju përgjigjur Prenç Zogajt, Hoxha tha se grupi është më i madh se sa është publikuar në foto dhe se autoritet duhet verifikojnë se si këta persona janë futur në teritorin e Shqipërisë.