Kaos në Kazakistan, mbi 2000 të arrestuar (Foto)

Shpërndaje

Një shpërthim dhe të shtëna me armë janë dëgjuar afër sheshit qendror të Almaty-t, qytetit më të madh në Kazakistan ditën e sotme. Në të njëjtën kohë, automjetet ushtarake u panë duke u nisur drejt sheshit, sipas Reuters.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë dëgjuar nga zona ku ndodhet zyra e kryebashkiakut në Almaty, e cila u sulmua nga protestuesit të mërkurën. Bëhej fjalë për ushtarë që kanë qëlluar mbi protestuesit dhe makinat në sheshin qendror të qytetit.

Ndërkohë gjatë incidenteve mbetën të vrarë dhjetëra protestues dhe 12 policë, ndërsa u dogjën disa ndërtesa qeveritare. Sipas autoriteteve, një punonjës policie u gjet me kokë të prerë. Kurse, deri më tani janë bërë të paktën dymijë arrestime.

Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 të tjerë janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.

Më shumë foto: https://bit.ly/3FWYpUq