MaqedoniTop Lajme

Rritet sërish çmimi i dizelit në Maqedoni

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 24.8.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,102%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,304 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 2,512 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,049%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,292 den/kg.

Nga data 26.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 98 – 91,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 98,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,978 (denarë/kilogram)