Isen Shabani: Filluan punimet në rrugën e Zabelit

Shpërndaje

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës së Zabelit në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit. Kjo rrugë shumë e rëndësishme për këtë vendbanim dhe për lidhjen e fshatrave të kësaj komune ishte vonuar për shkak të vështirësive të hasura në terren si pasojë e problemeve pronësore-juridike.

“Punimet pritet të perfundojnë në kohë rekord dhe investimi është tëresisht i komunës së Vrapçishtit. Pas këtij projekti vijojnë edhe shumë projekte tjera tani më të kaluara në planin zhvillimor të komunës”, sqaron përmes rrjeteve sociale Isen Shabanit, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Ndryshe, kjo rrugë e cila pos asfaltimit, pëson rikonstrum total, lidh fshatrat Negotinë dhe Dobrdoll.

Vlera e përgjithshme e projektit kap shumën e 15 milionë denarë, mjete të siguruara nga vetë komuna e Vrapçishtit.