Zgjedhjet në Gjermani ‘bashkon’ Zaevin me Mickoskin

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte kanë qenë mes mysafirëve të ambasadores gjermane, Anke Hollshtajn e cila ka organizuar pritje me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Ne fotografinë e publikuar në profilin në Fejsbuk të Doçje Veles, Zaevi dhe Mickoski janë nën shoqërim të ambasadores Hollshtajn.

“Zgjedhjet në Gjermani sonte kanë bashkuar kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nën shoqërim të ambasadores Anke Hollshtajn, me salsiçe dhe birrë po ndiqen rezultatet e dramës zgjedhore në Gjermani”, shkruhet në publikimin në Fejsbuk të Dojçe Veles.

Mes mysafirëve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorë tjerë të huaj.