Sela: Arbër Xhaferi për ne është ende gjallë

Shpërndaje

Lideri i ASH-së. Ziadin Sela ka përkujtuar Arber Xhaferin ku thotë se ai si një vizionar që ishte, për ne ai ende është gjallë, ai për ne ende është frymëzim, ai për ne ende është filozofi dhe pse ne ende ndjekim Rrugën e Arbërit!

Postimi i plotë:

Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë. – Arbën Xhaferi

Sot mbushet një dekadë nga mungesa fizike e dijetarit, mjeshtrit të politikës, frymëzuesit të shumë brezave, liderit që na udhëhoqi në kohërat më të vështira dhe më vendimtare, Arbën Xhaferi.

E kujtoj pikërisht me një nga xhevahirët e tij filozofik, për të dëshmuar si porositë e tij, mendësia dhe fryma janë ende gjallë. Madje sot, thëniet e Arbën Xhaferit janë edhe më aktuale se në kohën kur jetoi dhe kur i tha.

Si një vizionar, para dhjetë viteve na rikujtoi për rëndësinë e lirisë e cila na mungon shumë vaçanërisht sot, për rëndësinë e demokracisë e cila thuajse nuk ekziston.

E gjithë kjo tanimë jo vetëm për fajin e të tjerëve, por për shkak të atyre që erdhën në emër të lirisë kombëtare dhe na vodhën e ngulfatën atë me një formë ndryshe.

E gjithë kjo konfirmon se përse ai për ne ende është gjallë, ai për ne ende është frymëzim, ai për ne ende është filozofi dhe pse ne ende ndjekim Rrugën e Arbërit!