Sela jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të ASH-së
Ziadin Sela njoftoi edhe zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Aleancës për Shqiptarët.
Sela tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se tani i mbetet Kuvendit Qendror që të ndjek procedurat e mëtutjeshme për të caktuar ushtruesin e detyrës.
Ky veprim i Selës vjen pas rezultatit të dobët që pati kjo parti në zgjedhjet e djeshme në Tetovë.