Taravari viziton Komunën e Gjakovës

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me ftesë nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardijan Gjini vizitoi qytetin e Gjakovës.

Në takimin midis dy kryetarëve të Gostivarit dhe Gjakovës u fol për përvojat e mira në aspektin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Postimi nga Taravari:

Vizitë në Gjakovën e bukur të dijes, kulturës dhe traditës

I nderuar që me ftesë të kryetarit Ardijan Gjini të qëndroj për vizitë në komunën e Gjakovës. Falënderoj kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij për mikëpritjen vëllazërore dhe bisedën e hapur për shumë tema të cilat sot janë sfidë, sa e Gjakovës, po aq edhe e Gostivarit.

Shkëmbimi i përvojave të mira në arsim, kulturë etj. ishin çështjet për të cilat u dakorduam.

Uroj që ky takim të shërbejë edhe për afrim dhe vizita të ndërsjella të qytetarëve të Gjakovës dhe Gostivarit.