RajoniTop Lajme

Turistët nga SHBA në Shqipëri, Rama: 76 mijë vizitorë në 7 muaj. Nga Kanadaja 13 mijë turistë

Shpërndaje

Shifrat e turistëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri që nga fillimi vitit, janë të preferuar e kryeministrit Edi Rama, i cili i tregon çdo ditë. Këtë herë, kreu i qeverisë teksa promovon Lumin e Shalës dhe liqenin e Komanit, thotë se 76 mijë turistë kanë ardhur nga SHBA-ja në Shqipëri në këto 7 muaj. Po ashtu 13 mijë turistë kanë ardhur nga Kanadaja.

Postimi i plotë:

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane 🇺🇸 kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.

76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.