Xhaxhai i Albin Kurtit: “E ka shumë vështirë, i ka armiqtë edhe brenda edhe jashtë”
Ndërsa kryeministri Albin Kurti po qëndron në Bruksel për takimin me presidentin serb, Hamza Kurti, axha i shefit të Qeverisë së Kosovës, foli në një bisedë me KlanKosova ka folur për nipin e tij.
Ai tha se pret që Kurti ta ketë të vështirë, pasi tha se “ka armiqë të brendshëm dhe të jashtëm”.
“Unë pres që Albini e ka vështirë. Pse? Ka armiqë të brendshëm dhe të jashtëm. Ajo është me rëndësi. Sikur Kosova të ishte e unifikuar, e bashkuar, ndryshe do të ishte situata. Por kur njëri kërkon majtas, tjetri djathtas e tjetri pas shpine, ai është rrezik i madh”, tha ai për Klan Kosova.
Sipas tij, “krejt fjalët e Lëvizjes Vetëvendosje po dalin në pah”.
“E di që Albini e ka vështirë për shkak se nuk i ka pas vetes partitë politike”, përsëriti Hamza Kurti.
Axha i kryeministrit dha disa shembuj që sipas tij argumentojnë për “armiqtë e brendshëm” të nipit të tij në Kosovë.
“Ka armiqë të brendshëm. Ka njerëz që kanë thënë që ka kalu me vajzën e një ministreje të Serbisë, veç me mujtë me e shkelë, por kryesore është që Albini s’është i korruptuar dhe atë s’munden me e shantazhu kurrkund sepse nuk ka korrupsion te ai”, tha ai.
Hamza Kurti thotë se nipi i tij nuk është i vështirë për të negociuar, por tha se “është parimor”.
“Kur e kam pasur unë gabim, ai s’është pajtuar kurrë me mua, dhe ka dalë fjala e tij. Unë si më i moçëm është dashtë të tërhiqem. Pse? Sepse ka pasur të drejtë. Ai kur është në të drejtë, nuk tërhiqet. Kur e sheh që s’është në të drejtë, të kërkon falje”, tha ai. Sipas tij, kryeministri i Kosovës nuk i ndryshon parimet dhe qëndrimet. “Situata e bën të vetën, por ai cakun e qëllimin nuk e ndryshon”, tha Hamza Kurti./KlanKosova.tv