Ky është personi që e sulmoi me grusht Sali Berishën

Shpërndaje

Është zbuluar identiteti i personit që e sulmoi me grusht në protestën e sotme Sali Berishën.

Mediat shqiptare raportojnë nga burime brenda policisë se personi që krijoi edhe incidentin ka dhënë emrin Gert Shehu, 31 vjeç banues në Tiranë, me origjinë nga Tepelena.

Ai është shoqëruar nga Policia në spitalin e Traumës.

Pasi e sulmoi Berishën, Shehu u rrahë nga dhjetëra protestues të tjerë duke pësuar lëndime të rënda trupore.