MaqedoniTop Lajme

Agim Islami 14.5 vjet po qëndron në burg! Grubi: Agimi nuk duhet të jetë aty ku është

Shpërndaje

14 vjet e gjysmë Agim Islami po qëndron në burg i dënuar përjetësisht për rastin Alfa. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi mbrëmë në Click Plus tha se është i bindur se ai është i pafajshëm

“Çka mund të ju them më tepër kur unë them se unë kam bindjen dhe e them publikisht se Agim Islami nuk duhet të jetë aty ku është. Do të kërkojë përditë me këmbëngulësi, nga Apeli, nga Gjykata Shkupi 1, nga të gjithë që të rigjykohet rasti në bazë të informacioneve të reja që i kemi”, deklaroi Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i Parë.

Grubi shtoi se zvarritjet institucionale te drejtësisë janë krim dhe se duhet të ketë përgjegjësi.

“Sot kisha debat me këtë çështje , me dashamirë të rastit dhe e them publikisht që zvarritje nuk guxon të ketë, në lidhje me rastin Alfa. Do të thotë është bërë ekspertiza e video-incizimit dhe video-incizimi nuk e konfirmon fajësinë e Agim Islamit, i cili po vuan burg të përjetshëm. Për këtë unë e them nga informacionet që i kam, por nuk jam gjykatësi apo prokurori. Duhet ta sjell vendimin gjykatësi. Këto zvarritje institucionale janë krim ndaj drejtësisë janë të pajustifikueshme, dhe duhet të ketë përgjegjësi, d.m.th. është skandaloze“, tha Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i Parë.

Ndryshe ekspertiza e përgatitur në Serbi konstaton se Agim Islami, i ndjeri Rexhail Qerimi dhe asnjëri nga të dënuarit e tjerë nuk janë kryerësit e veprën penale dhe se janë dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura. Për vrasjen e policit dhe plagosjen e dy të tjerëve në vitin 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, Agim Islami dhe Rexhail Qerimi u dënuan me burg të përjetshëm. Almir Derplanin ishte dënuar në mungesë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni, ndërsa Ramadan Shakiri ishte dënuar me 9 vite burg për logjistikë.