Dhurohen pako me pajisje shollore për nxënësit e Sh.F. “Dituria” në Saraj

Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara Driton Nebiu sot në shkollën fillore “Dituria” në komunën e Sarajit do të dorëzojë sende të konfiskuara për nevojat e nxënësve të kësaj shkolle.

Nga Agjencia për menaxhim me pasuri të konfiskuar thonë se në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, dhurojnë në mënyrë të vazhdueshme pronën e konfiskuar të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë:
Shum pakëz duhet që të fitosh buzëqeshjen edhe gëzimin e nje fëmije.
Drejtori i Agjencionit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar Driton Nebiu në koordinim me drejtorin e shkollës fillore “Dituria” Zeko Abazi në Saraj, dhe në prani të deputetëve Abdulla Saliu, Elmi Aziri dhe drejtorit te spitalit psikiatrik “Shkupi” Muhsin Arifi, sot në Komunën e Sarait i gëzuan fëmijët e shkollës fillore, u shpërndanë pako me mjete shkollore dhe veshmbathje për mbi 1550 nxënës, pako u shpërndan edhe në shkollat fillore ne fshatin Lјubin dhe Grçec.