Çmimet e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme
Këtë të enjte çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, për benzinë 1.33 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më 31 gusht ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë 12 centë për litër naftë.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë.