Nëse do mund të zgjidhje të ishe kushdo, a do zgjidhje të ishe vetja jote?

Shpërndaje

Nëse do mund të zgjidhje të ishe kushdo, a do zgjidhje të ishe vetja jote? Naomi Shihab Nye

Pyetje që më goditi, më bëri të mendoja. Dhe njeriu nuk gjen kurr kohe të gjykoj veten. Është kaq e thjeshtë për të tjerët.

Unë e kuptoj që mediat duan skandale, duan show, duan shikueshmëri. Aq shumë janë të etura për shikueshmëri e përkthyer në përfitime materiale sa shpesh kalojnë dhe shkelin cdo etikë morale, duke shkelur cdo limit privat. Bëjnë show me tragjedi dhe injoranca të ndodhura nga njerëz të ndryshëm. Këtë e kuptoj.. Paraja është para…

Ajo që dhe sot skuptoj është pse shumë femra me dëshirën e tyre, duke pranuar të jenë pjesëmarrëse në disa emisione që duke shfrytëzuar rininë dhe bukurinë e vajzave të etura për famë dhe të pashpresa nga mundesitë e ofruara nga ai vend që po plaket cdo ditë nga ikja masive.

Këto vajza po marrin famë. E vërtetë! Njerëzit i njohin. Shikueshmëri e lartë. Shumë të gjykojnë e shumë të ndjekin dhe kjo është normale.

Dhe jeta është e cuditshme. Rendim pas lekëve një jetë, por në fund na ngelet fytyra. Unë e kuptoj që Shqipëria do të emancipohet, modernizohet… Por kjo nuk është emancipim dhe as modernizim.
Unë e di që thellë thellë ju e dini se po shiteni. Po përdoreni që të fitohet dhe të fitoni. Por ka kaq shumë mënyra që të fitosh.. Dashuria nuk blihet, dashuria nuk shitet.

Ju po gjykoheni dhe shpesh Ju duhet të ulni kokën tek moshat relativisht të mëdha dhe po infektoni me një realitet surreal dhe të shëmtuar brezin e ri. Brezi i ri ështv dhe motra juaj e vogël, dhe kushërira juaj e do jetë dhe vajza juaj. Unë e di që thellë thellë ju nuk doni që ato të jeni Ju.

E ardhmja ka ngjyra. Jeta nuk ka makina të bukura dhe veshje teështrenjta sepse je e bukur. Jeta ka kënaqësi të tjera. Ka vërtet dashuri. Edhe përpjekja dhe humbja e pastaj arritja ka kënaqësineëe vet.

Se jeta është e bukur. E smund të jetë e bukur kur jeni të programuar që të përmbushni kënaqësitë dhe pritshmëritë e masës së pamëshirshme. Ti je e bukur sepse je ndryshe.
Ji vetja. Të paktën një ditë shijo lirinë e qënies tënde. Jeta është e shkurtër dhe cdo njëri është unik. Qesh me shpirt, qaj sa të tunden malet, mendo deri në cmenduri, por shpirtin mos e shit.

Dashuria është e bukur. Ka emocione, nuk ka kamera, nuk ka luks. Ka disa emocione që as luksi dhe as ari I botës nuk i blen dot.

Kush ka aftësi të blej dot rrahjet e zemrës nga dashuria?

Mos bini pre e modernizimit të shtirur dhe të ekzagjeruar që po shkatërrojnë rininë.

Esmeralda Hakaj