Dëshmitari rrëfen ngjarjen tragjike që i mori jetën 28 vjeçarit Gent Asani nga Gostivari! (Video)
Mbrëmjen e së shtunës diku rreth orës 19 e 30, me armë zjarri u qëllua për vdekje i riu 28 vjeçar Gent Asani nga Gostivari. Dëshmitari i rastit që është familjar i viktimës, ka rrëfyer për Gostivari Sot atë që pa me sy në momentet e vrasjes së 28 vjeçarit, Gent Asani.
Dëshimtari tregon që viktima kishte qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka kontaktuar pak çaste para aktit makabër me familjarët dhe ka shkuar në shtëpi për të darkuar. Gjersa ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë, dorasi e ka sulmuar me armë zjarri. https://youtu.be/_1FkwNwB8uo
“Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam zëra nga shtëpia e viktimës. Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në Spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, rrëfen dëshmitari i rastit.
Familjarët por edhe miqt e tij, thonë që i ndjeri ishte njeri i qetë, i dashur dhe i afërt me njerëz. Shprehin habi se si arriti të vritet një djal që nuk ishte armiqësi me askend.
Rreth rastit, nga Policia i thanë Gostivari Sot që diku në ora 19:40 është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.
Edhe pse i është dhënë ndihma mjekësore, i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dhënë për obduksion, që po kryhet në mjediset e Spitalit të Gostivarit. Policia vazhdon hetimet rreth zbulimit të autorit apo autorëve. Gostivari Sot.