Dy vjet e gjashtë muaj burg për pedofilin nga Tearca e Tetovës

Shpërndaje

Me dy vjet e gashtë muaj burg është dënuar M.A. nga Tearca e Tetovës në bazë të nenit 193 a, njofton TV21.

Vendimi gjyqësor është marr nga ana e gjykatës së Tetovës me 5 shtator, ndërsa 28-vjeçari M.A i është vazhduar paraburgimi deri sa vendimi të behët i plotfuqishëm.

Rastin për ngacmimin e një 12-vjeçares nga Kosova u publikua në TV21, ku 28 vjeçar duke shantazhuar të miturën ka dashur që e njëjta t’i dërgojë fotografi edhe video lakuriq.

I akuzuari e ka pranuar fajin para gjykatës së Tetovës, ndërsa më parë I njëjti nuk ka qen i akuzuar për asnjë vepër penale.

Rastin e publikoi TV21 me 8 gusht, ndërsa me 10 gusht M.A u arrestua nga policia e Tetovës, kurse një ditë më pas Gjykata e Tetovës caktoi edhe paraburgim ndaj M.A.