Kovaçevski-Micotakis: Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë po punojmë për pavarësinë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Athinë të Greqisë, pati një takim tet-a-tet me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Micotakis . Në takimin në kuadër të vizitës së punës të Kovaçevskit në Athinë, kryeministrat diskutuan për pasojat e krizës energjetike në botë dhe rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike.
Kovaçevski dhe Micotakis diskutuan për situatat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet në përballjen me krizën botërore energjetike.
Dy Kryeministrat theksuan se bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, për të cilin ranë dakord se ka potencial të madh, nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm të naftës (LNG) në Aleksandropoli , si dhe lidhja e gazit mes dy vendeve. Ndërlidhësi me Greqinë së bashku me terminalin e gazit të lëngshëm (LNG) në Aleksandropoli janë projekte jo vetëm ekonomike, por edhe me rëndësi strategjike.
Kryeministrat konfirmuan angazhimet e tyre për të pasur një furnizim me gaz nga Greqia më së voni deri në mesin e vitit 2024, siç ishte planifikuar. Terminali i ri i gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Aleksandropoli do të thotë pavarësi energjetike, lirim nga gazi rus dhe diversifikim i burimeve.
Kryeministrat konkluduan se projektet strategjike janë të një rëndësie të madhe për pavarësinë afatgjatë energjetike për një furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me gaz të lëngshëm në një kohë jashtëzakonisht krize.