Kovaçevski nuk përjashton mundësinë që ndonjëri nga funksionarët aktual të përfshihet në listën e zezë të SHBA-së

Shpërndaje

“Nuk përjashtohet”, përgjigjet shkurt kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse ka mundësi që funksionarët aktualë të futen në listën e zezë në SHBA-së.

Kryeministri Kovaçevski ritheksoi sot edhe njëherë se deri më tani nuk ka pasur takim me ekipin e sanksioneve nga Uashingtoni që kohë më parë qëndroi në vendin tonë.

Ndryshe presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme tha se nuk përjashtohet mundësia që emrat e funksionarëve aktualë të gjenden në listën e zezë të SHBA-ve dhe tha se vizita e fundit e ekipit tre anëtarësh amerikan në vendi ishte pikërisht për qëllimin e mbledhjes së informacionit për përditësimin e “listës”.