Maqedoni

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO DPMNE-së rinegociata me Bullgarinë

Shpërndaje

Qeveria e ardhshme në krye me VMRO-DPMNE-në është e gatshme të ulet sërish në tavolinë me Qeverinë bullgare për t`i ringeociuar të gjitha rrethanat që vlerësohen si asimilatore dhe pengojnë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit fuqiplotë në BE. Në këtë mënyrë lideri I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka komentuar hapat e ardhshme të VMRO-DPMNE-së pas hedhjes poshtë të nismës për referendum për Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë.

“Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së është e gatshme të ulet sërish në një tavolinë me Qeverinë në Sofje për t`i rinegociuaar të gjitha rrethanat. Të arrijnë një marrëveshje të vërtetë për fqinjësi të mirë që në të vërtetë do t`I përmirësojë raportet që aktualisht janë në nivel katastrofal midis Maqedonisë dhe Bullgarisë”, deklaroi Hristijan Mickoski-kryetari I VMRO-DPMNE-së.

Lideri I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin se Grupi Parlamentar I VMRO-DPMNE-së nuk do t`I mbështes ndryshimet kushtetuese, pa marrë parasysh nëse kjo parti do të jetë në opozitë apo në pushtet.