Në mbledhjen e Qeverisë u miratua Vendimi për caktimin e marzhit maksimum deri në 10% për tregti në tregun e energjisë elektrike
Në mbledhje e sotme të 80-të, Qeveria miratoi Vendimin për kushtet e veçanta të tregtisë me mallra të caktuara, sipas të cilit përcaktohet marzhi më i lartë tregtar, si kusht i veçantë në tregtinë e tregut me energji elektrike.
Marzhi më i lartë tregtar i energjisë elektrike për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë, që bëjnë tregti në tregun e energjisë elektrike, me shumicë dhe pakicë, caktohet në lartësia deri në 10%.
Marzhi tregtar për pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike do të llogaritet mbi çmimin mesatar të energjisë elektrike për MWh nga Bursa hungareze e energjisë elektrike (HUPX) në baza ditore, përkatësisht për orë, mbi çmimin e energjisë elektrike për MWh në kontratat dypalëshe dhe çmimi i energjisë elektrike për MWh në kontratat e furnizimit me energji elektrike.
Marzhi më i lartë tregtar i energjisë elektrike, në lartësi maksimum deri në 10%, do të zbatohet deri më 15 prill të vitit 2023.
Vendimi ka të bëj për të mbrojtur tregun vendas nga çrregullimet dhe për të shmangur keqpërdorimet në qarkullimin e produkteve dhe mallrave individuale dhe me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, është e nevojshme që të fillojë aplikimi para fillimit të sezonit të ngrohjes.
Në sferën e tregut të energjisë elektrike përfshihen tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe tregu i energjisë elektrike me pakicë në pajtim me Ligjin për energjinë.
Tregu i energjisë elektrike me pakicë përfshin shitblerjen blerjen e energjisë elektrike mes furnizuesve të energjisë elektrike dhe konsumatorëve të tyre që nuk janë pjesëmarrës në tregun me shumicë të energjisë elektrike.
Tregu me shumicë i energjisë elektrike përfshin: tregun me kontrata dypalëshe, tregun e organizuar, përkatësisht tregun e ditës në vijim dhe tregun aktual dhe tregun e bilancit të energjisë.
Pjesëmarrës në tregun me shumicë të energjisë elektrike janë: prodhuesit e energjisë elektrike, tregtarët e energjisë elektrike, furnizuesit me energji elektrike, konsumatorët e energjisë elektrike të cilët i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje të pavarur në treg të përshkruar në rregullat e tregut të energjisë elektrike, operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, operatori i sistemit të mbyllur të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe operatori i tregut të energjisë elektrike.