Rajoni

Në Preshevë, Bislimi dhe Nagavci shpërndajnë libra në gjuhën shqipe

Shpërndaje

Zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, gjatë vizitës së tyre në Luginën e Preshevës, në shkollën “Zenel Hajdini”, në fshatin Raincë, kanë shpërndarë libra në gjuhën shqipe për disa lëndë të ndryshme për fëmijet shqiptarë.

Gjatë ditës së hënë, Bislimi bashkë me Nagavcin e kanë vizituar edhe deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Po ashtu, delegacioni nga Kosova, ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.

Aty Bislimi ka thënë se përveç fondit dy milionësh të ndarë për Luginën, do të ketë edhe ndihma të tjera.