“Maqedonia në Europë në vitin 2030”. Vendoset struktura e re negociuese për bisedime

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq do të jetë negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, ndërsa qëllimi kryesori i Qeverisë është që deri më 2030 vendi të bëhet anëtarë i plotfuqishëm i familjes evropiane. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë shpalljes se strukturës së re negociuese për bisedime për anëtarësim në BE.

“Struktura negociuese të cilën e miratuam sot, do të mbështetet edhe nga ekspertë, nëpunës shtetërorë të cilët për vite me radhë punojnë në këtë fushë. Kuptohet se do të pasurohet edhe me ekspertë dhe profesionistë prej jashtë institucioneve dhe nga jashtë shteti, të cilët kanë përvoja me udhëheqjen e negociatave të shteteve tjera në BE”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski u shpreh se ndjehet krenar që ka ardhur koha që të flitet për elemente teknike të lidhura me negociatat me BE-në, ndërsa tani më negociatori për BE, Bojan Mariçiq pret që bisedimet të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.

“Qëllimi që e vendosëm, ashtu siç tha edhe kryeministri është përfundimi i negociatave deri në fund të kësaj dekade dhe anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Ardhmëria jonë është në Bashkimin Evropian, prandaj është i nevojshme angazhim maksimal të kyçemi dhe ta shfrytëzojmë shansin që kemi para vetes. Me hapa të shpejtë dhe me vetëbesim të shkojmë para anëtarësimit të plotë në BE”, tha zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Kovaçevski beson se institucionet kanë kapacitet për bisedime me BE-në dhe pret që të ketë strukturë cilësore dhe efikase e cila do të përballet me sfidat. Ndërkaq i bëri ftesë opozitës që ta mbështesë këtë proces dhe të kyçet në mënyrë aktive në të.