MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata çmime të reja te derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,84% në raport me vendimin e datës 1.9.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,215 den/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 3.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 87,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 99,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,740 (denarë/kilogram)