Ahmeti: Qoftë një vit i mbarë!

Shpërndaje

Shkollat hapën sot sërish dyert e tyre për të mirëpritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Me këtë rast, ju dëshiroj suksese fillimisht fëmijëve që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës si dhe të gjithë nxënësve tjerë, në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë përmes dijes, duke i siguruar se sakrifica që do bëjnë për të mësuar, një ditë do të shpërblehet.

Gjithashtu, shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, të cilët edhe në kohërat më të vështira nuk hoqën dorë nga edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tanë dhe përmes punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

Qoftë një vit i mbarë!