Pamje dramatike: Digjet ndërtesa gjigante e Telekomit në Kinë (Video)

Shpërndaje

Një zjarr sot përfshiu një ndërtesë të lartë në qytetin qendror kinez të Changsha, ndërsa autoritetet ende nuk kanë raportuar viktima, përcjell TV21. Zjarri shpërtheu në një ndërtesë 42-katëshe që shërbente si zyrë e kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

“Tymi i dendur doli nga ndërtesa ndërsa dhjetëra kate u dogjën në mënyrë të shpejtë” raportoi CCTV.

Departamenti i zjarrfikësve provincial tha më vonë në një postim në rrjetet sociale se “për momentin, zjarri është shuar dhe ne nuk kemi gjetur viktima”.