BotaTop Lajme

“Paqja është larg”, Zelensky akuzon Rusinë për krime lufte, kërkon më shumë ndihmë nga Turqia

Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për krime lufte.

Në një intervistë për Reuters, Zelensky ka deklaruar se Rusia po kryen krime lufte në verilindje të Ukrainës, ndërsa vuri në dukje se është shumë herët të thuhet se i drejtimi i luftës po ndryshon, pavarësisht fitoreve të fundit që forcat ukrainase kanë shënuar ditët e fundit me rimarrjen në kontroll të disa territoreve.

Sipas presidentit ukrainas, rezultati i luftës me Rusinë, tashmë në muajin e saj të shtatë, varet nga dërgimi i shpejtë i armëve të huaja në Kiev.

Në të njëjtin kontekst, ai e krahasoi situatën që gjeti në zonat e çliruara së fundmi me masakrën në Bucha, megjithëse Rusia ka mohuar të ketë kryer krime lufte, raporton abcnews.al.

“Ka prova të krimeve të luftës. Deri më sot, ka 450 të vdekur, të varrosur (në rajonin veri-lindor në Kharkiv). Por ka varre të tjera masive. Njerëz të torturuar. Familje të tëra në disa zona ”, tha Zelensky.

I pyetur nëse ka ndonjë provë për krime lufte, Zelensky tha : “E gjithë kjo është atje… Ka disa prova dhe po bëhen vlerësime, nga Ukraina dhe Ndërkombëtarët. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne, që bota ta njohë atë”.
Kremlini nuk i është përgjigjur ende një kërkese të Reuters për koment mbi akuzat e Zelensky. Megjithatë, ai mohon se ka shënjestruar civilët.

“Duam më shumë ndihmë nga Turqia”

Zelensky vizitoi Izium të mërkurën. Ai përsëriti thirrjen për vendet perëndimore dhe vendet e tjera për të rritur furnizimet me armë në Ukrainë.

“ Ne do të donim më shumë ndihmë nga Turqia. Ne do të donim më shumë ndihmë nga Koreja e Jugut. Më shumë ndihmë nga bota arabe. Nga Azia” , tha ai.

Presidenti ukrainas iu referua gjithashtu “barrierave psikologjike” të Gjermanisë për furnizimin e pajisjeve ushtarake për shkak të së kaluarës së saj naziste, duke përsëritur se furnizime të tilla janë jetike për mbrojtjen e Ukrainës kundër “fashizmit” rus.

Zelesnky u shpreh pozitiv në lidhje me kundërsulmin e shpejtë të Ukrainës , por kundërshton skenarët se lufta është në një lloj shtrirjeje përfundimtare.

” Është shumë herët për të folur për fundin e kësaj lufte, ” tha ai.

Zelensky tha se do të mbështesë idenë e rihapjes së eksporteve ruse të amoniakut përmes Ukrainës, një propozim i Kombeve të Bashkuara, nëse Moska i dorëzonte të burgosurit ukrainas në Kiev.

Megjithatë, i pyetur nëse, pas 205 ditëve të luftës dhe fitimeve territoriale të Ukrainës në ditët e fundit, ai kishte një shans për t’u çlodhur, ai thjesht tha: “Do të doja që rusët të pushonin“.