S’ka referendum, Xhaferi i përgjigjet Mickoskit (DOKUMENT)
Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi pranoi Nismën qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivelin shtetëror për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë (të publikuar në Gazetën Zyrtare numër 12/2018 prej më 18.01.2018) dhe për të njëjtën i dërgoi përgjigje propozuesit tëi autorizuar, Hristijan Mickovski.
Por në përgjigjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, numërohet lëshimet ligjore se përse iniciativa nuk pranohet.
Postimi i plotë:
Kopje e përgjigjes në Nismën qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivel shtetëror për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.