Sot nis gjykimi për djegien e spitalit modular në Tetovë
Sot nis gjykimi për lëndën K nr.450/22, gjegjësisht për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, te gjykatësi Jordan Velkovski.
Advertisement
Gjyqi është caktuar kur më 16 gusht lënda për spitalin modular sipas Sistemit Informativ për Menaxhimin Automatik të Lëndëve Gjyqësore i është ndarë gjyqtarit.
Përgjegjësi i spitalit modular, Boban Vecevsk, tashmë ish drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, dhe ish drejtori ekonomik, Artan Etemi pritet të dalin sot para gjyqit.
Ngjarja që tronditi vendin ndodhi më 8 shtator të vitit të kaluar, ndërsa sipas hetimeve të bëra në Gjermani dhe në vendin tonë, zjarri ishte shkaktuar nga nxehja e tepërt e kabllos vazhduese, ku mes disa pajisjeve elektronike ishte i kyçur edhe defibrilatori.