Erdogan fajëson Europën për krizën energjitike: Po korrin atë që mbollën!

Shpërndaje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka fajësuar krizën energjetike të Europës për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – një linjë e ndjekur nga vetë Kremlini, shkruan The Guardian.

Ai tha se kombet europiane “po korrnin atë që mbollën” duke vendosur kufizime ekonomike ndaj Rusisë, raporton Agence France-Presse.

“Qëndrimi i Europës ndaj Putinit, sanksionet e sollën Putinin  në këtë pikë: “Nëse ju bëni këtë, unë do ta bëj atë,”. Ai po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij. Gazi natyror, për fat të keq, është një prej tyre,” tha Erdogan.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi për ndërprerjen e dërgesave të gazit nga Rusia në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream “sanksionet që u vendosën kundër vendit tonë”.