Takim lamtumirës Osmani – Byrnes
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e SHBA-së, Kate Marie Byrnes. Takimi u realizua në 27-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, që ishte mundësi e mirë për të mirëpritur sukseset dhe arritjet e shumta të përbashkëta ndër vite, me theks të veçantë në partneritetin në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe Dialogut Strategjik të mbajtur kohëve të fundit mes dy vendeve.
Ministri Osmani u falënderua për angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm të Ambasadores Byrnes në drejtim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen konsistente amerikane për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut dhe progresin në rrugën e integrimit evropian.