Blinken telefonon Ramën: Dënojmë sulmet e Iranit, forcojmë sigurinë rajonale

Shpërndaje

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, nisur nga situata e ditëve të fundit ku vendi ynë është përballur me sulme kibernetike nga Irani.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për shtyp i Departamentit të Shtetit, Ned Price i cili thekson se sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar kanë diskutuar rreth sulmeve të Teheranit.

Blinken ka theksuar rëndësinë për bashkëpunim mes dy vendeve për zhbërjen e dëmit si dhe rritjen e sigurisë kibernetike.