Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti për takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.
Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajčák për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.