Rama: Pavarësisht vështirësive, nuk do mungojë bonusi për pensionistët në fundvit

Shpërndaje

Gjatë një takimi në qarkun e Fierit me në fokus turizmin, kreu i qeverisë, Edi Rama shprehu edhe një herë vendosmërinë për taksën ndaj prodhuesve të energjisë.

Rama tha se paratë e mbledhura nga kjo taksë do të shkojnë në mbështetje të qytetarëve, ndërsa theksoi se edhe këtë vit, pavarësisht vështirësive ekonomike, nuk do të mungojë bonusi për pensionistët në fundvit.

“Do vendosim tatim për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Shesin me çmime stratosferë se ky është tregu, por do paguajnë më shumë. Do vëmë një taksë që nuk e kemi shpikur ne, është direktivë e BE-së. Paratë do i kthejmë në formën e mbështetjes për njerëzit, për pensionistët. Ndaj do vendosim sërish, pavarësisht vështirësive, bonusin e veçantë për pensionistët para vitit të ri, do bëjmë çmos ta marrin në fillim të dhjetorit. Do bëjmë çmos t’i qëndrojmë edhe kësaj vale të tretë.” u shpreh Rama. /Tch/