BotaTop Lajme

Në Këln të Gjermanisë për herë të parë këndohet ezani i Xhumasë nga altoparlantët

Shpërndaje

Në Xhaminë Qendrore të qytetit të Këlnit të Unionit Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB), e cila e ka selinë në këtë qytet të Gjermanisë, për herë të parë është lexuar ezani i Xhumasë nga altoparlantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Këln të Gjermanisë, ku jetojnë shumë muslimanë, u lexua ezani i parë pasi Bashkia Metropolitane vitin e kaluar lejoi ezanin e drekës ditën e premte me altoparlant me kusht që të plotësohen disa kushte.

Zëri i ezanit ishte i kufizuar në 60 decibelë në mënyrë që njerëzit që jetonin në afërsi të mos shqetësoheshin.

Krahas turqve dhe muslimanëve që donin të dëgjonin ezanin që imami i xhamisë Mustafa Kader e këndoi me mikrofon në oborr, interesim të madh për këtë ngjarje shfaqën edhe banorët gjermanë dhe shtypi gjerman.

Shumë njerëz që kishin ardhur për të dëgjuar ezanin, janë shprehur për AA se janë shumë të emocionuar dhe krenarë që kanë dëgjuar ezanin në Këln.

Disa nga njerëzit që dëgjonin ezanin nuk arritën t’i ndalin lotët.

Ndërsa po këndohej ezani, një grup tjetër i vogël u mblodh jashtë dhe protestoi.

Policia ka marrë masa të gjera sigurie përreth.

Selitë e organizatave të mëdha joqeveritare turke si DITIB, Shoqata Islame Milli Görüş (IGMG) dhe Unioni Turko-Islam Evropian (ATİB) janë të vendosura në Këln, qyteti më i madh i shtetit Rhein-Vestfalisë së Veriut (NRW).

Në Gjermani ka më shumë se 900 xhami të lidhura me DITIB-in.