Rama nxjerr shpenzimet vjetore të fluturimeve: Rublaxhinjtë e opozitës tallen me shqiptarët
Kryeministri Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për shpenzimet e fluturimeve të tij.
Kreu i qeverisë ka publikuar shifrat vjetore të shpenzimeve në vitin 2008 dhe në vitin 2022.
Sipas Ramës shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet vendit në vitin 2008 ishte 261.023Lek të reja ndërsa për vitin actual është 120.459Lek të reja.
Sipas shifrave të kryeministrit shpenzimet janë më shumë se të përgjysmuara në vitin 2022 krahasuar me ato të 2008.
Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2008👉 261.023Lek të reja
2022👉 120.459Lek të reja
Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2012👉 226.893Lek të reja
2020👉 193.331Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2022