Qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet e ligjeve për akciza dhe TVSH, deputetët t’i mbështesin

Shpërndaje

Qeveria sot i dërgoi në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe Ligjit për akciza.

Në shkresën e Qeverisë theksohet se këto ndryshime dhe plotësime duhet të miratohen në një procedurë urgjente kuvendore që të sigurohet ulja e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të benzinave dhe derivateve të tjera të naftës.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, këto ligje kanë të bëjnë në disa masa siç është masa për uljen e normës preferenciale të TVSH-së për prodhimet bazë për njerëz prej 5 në 0 për qind. Prodhimet bazë për të cilat ka të bëjë kjo masë janë buka, mielli – lloji 400, vaj luledielli për ushqim, qumështi i qëndrueshëm, mishi i freskët, orizi dhe vetë.