Taravari: Në shumicën e sferave Komisioni Evropian na vlerësoi me notë të dobët, nuk ka progres, korrupsioni është kryefjala e raportit

Shpërndaje

Në shumicën e sferave Komisioni Evropian na vlerësoi me notë të dobët, nuk ka progres, korrupsioni është kryefjala e raportit

Të nderuar qytetarë,

Ekspertët e Aleancës për Shqiptarët i kanë bërë një analizë të detajuar Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2022, të cilën sot do e shpalosim për mbarë opinionin.
Fillimisht, ajo që duhet thënë është se kryefjala e këtij raporti progresi është korrupsioni. Fjala “korrupsion” shfaqet në raport hiç më pak se 67 herë, duke konfirmuar atë që e kemi thënë në vazhdimësi, pra që korrupsioni në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes SDSM-BDI ka arritur nivele alarmante dhe të papara deri më tani.

Raporti i Progresit konfirmon gjithashtu një tjetër të vërtetë të potencuar në vazhdimësi nga Aleanca për Shqiptarët gjatë viteve të fundit e kjo është që në vendin tonë, ligjet nuk zbatohen. Në vend të zbatimit efektiv, në vazhdimësi sillen ligje e strategji të reja për të kamufluar moszbatimin e ligjeve që kërkojnë vullnet politik siç janë ato në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Andaj,përshëndesim thirrjen e KomisionitEvropian që të ndalet kjo qasje dhe qeveria të fokusohet në zbatimin e ligjeve ekzistuese në vend të nismave ad hoc.

Para se të hyjmë në vlerësimin e detajuar të secilit nga 6 klasterët e Raportit të Progresit, duhet të sqarojmë se ky raport vlerëson çdo sektor sipasdy kritereve kryesore: përgatitja e vendit për të marrë obligimet e anëtarësimit në BE dhe progresi i arritur nga viti paraprak. Për të thjeshtëzuar Raportin e Progresit për qytetarët, Aleanca për Shqiptarët i ka përkthyer vlerësimet teknike të Komisionit Evropian në nota nga 1 deri në 5. Për shembull, vlerësimi “nuk ka progres” përkthehet me 1sh, ndërsa “progres shumë i mirë” përkthehet me 5she.Fatkeqësisht, kjo qeveri ka marrë shumë 1sha dhe vetëm një 5she.

Fillojmë me vlerësimet, pra:

1. Klasteri i parë “Bazat e procesit të anëtarësimit” ku hyjnë, ndër tjera lufta kundër korrupsionit dhe shteti i së drejtës dhe që është klasteri kryesor dhe më i rëndësishmi në negociatat për anëtarësim në BE. Këtu, gjendja është alarmante dhe lirisht mund të konkludojmë se qeveria ka dështuar me një notë mesatare 2sh. Ngecjet kryesore kanë të bëjnë me reformën e administratës publike, lirinë e shprehjes, prokurimin publik dhe kontrollin financiar. Por progresi është vlerësuar i mangët thuajse në secilën fushë me vetëm një përjashtim; statistikat, që është edhe ironike kur merret parasysh rrjedha e procesit më të rëndësishëm statistikor gjatë vitit që po e lëmë pas, atë të regjistrimit të popullsisë. Pra, qeveria nuk ka treguar vullnet për t’u marrë seriozisht as me funksionimin e gjyqësorit, të drejtat themelore, luftën kundër krimit dhekorrupsionit, prokurimit publik dhe kontrollit financiar.

2. Klasteri i dytë për tregun e brendshëm gjithashtu tregon për shumë ngecje dhe qeveria përsëri kalon me notë 2sh. Këtu thuajse gjithçka është problematike përfshirë liria e lëvizjes së mallrave, punëtorëve dhe shërbimeve, por edhe politika e konkurrencës dhe pronësia intelektuale. Pra, kjo qeveri që merr pjesë në Ballkanin e Hapur dhe synon të zbatojë katër liritë e lëvizjes, është penguese e zbatimit të tyre me Bashkimin Evropian dhe si duket më e orientuar nga Beogradi e jo nga Brukseli. Në mënyrë krejt anekdotike, fusha e vetme ku kjo qeveri ka arritur progres është në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit, që shumëkush do të thoshte lëvizja e lirë e pasurive të politikanëve të korruptuar, sepse bizneset e qytetarëve po falimentojnë një nga një për shkak të paaftësisë së këtij pushteti.

3. Klasteri 3 rreth konkurrencës dhe rritjes ekonomike qëndron paksa më mirë, me notë mesatare 3sh, por me probleme të theksuara në arsim, kulturë, digjitalizim dhe liri të mediave. Gjendja mjeruese e arsimit që po vëzhgojmë këto ditë është pasojë e këtij mosinteresimi total të qeverisë për të investuar në gjeneratat e ardhshme.

4. Klasteri 4 rreth mjedisit dhe ndryshimit klimatik kalon gjithashtu me notë mesatare 2sh dhe progres minimal në politikat e transportit, energji dhe rrjetet infrastrukturore.

5. Klasteri 5 është ai i burimeve natyrore, bujqësisë dhe zhvillimit të barabartë ku përsëri qeveria kalon me 2sh. Këtu, politika financiare dhe buxhetore është problematike, por ajo që vlerësohet me notë minimale është mungesa totale e vullnetit politik për të investuar në decentralizim dhe zhvillim të barabartë rajonal, siç e kemi cekur edhe ne në shumë raste dhe unë si Kryetar i Gostivarit. Komunat tona, shkollat tona dhe shëndeti primar janë lënë në mëshirën e fatit nga ky pushtet.

6. Dhe në fund, klasteri 6 për marrëdhëniet e jashtme kalon me mesatare 3sh. Lajmi i vetëm i mirë, pra nga ky raport,progresi është se politka e jashtme e vendit është në përputhje me atë të BE-së. Por edhe kjo erdhi vetëm falë presioneve nga opozita dhe partnerët e vendit tonë që Ministria e Punëve të Jashtme të zbatojë sanksionet evropiane kundër Rusisë, gjë që ky pushtet nuk e kishte bërë me vite për të ruajtuar raportet biznesore me oligarkët e Putinit.

Pra, si tërësi, progresi i Maqedonisë së Veriut është i mangët dhe vlerësohet me notë 2sh kur bëhet mesatarja e 6 klasterëve. Për të bërë një analogji me sistemin arsimor, me 2sh ndoshta kalohet në klasën tjetër, por vetëm për hatër. Andaj, e falenderojmë Komisionin Evropian që po e shtyn procesin për hatër të qytetarëve tonë dhe stabilitetit rajonal.

Dështimet më të mëdha janë pikërisht në fushat për të cilat Aleanca për Shqiptarët ka alarmuar në vazhdimësi. Janë ato fusha që kanë ndikuar më së shumti në zhgënjimin e qytetarëve dhe janë fushat më të rëndësishme qëduhett’ipërmbushnjë vend kandidat për anëtarësim në BE. Prioriteti i prioriteteve në negociatat për BE është shteti i së drejtës, përfshirë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, drejtësia funksionale dhe reforma e administratës publike, fusha këtu ku qeveria ka ngelur sipas Raportit të Progresit.

Nga kjo, është e qartë se kjo qeveri është pengesa kryesore në përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së, pasi nuk ka vullnet politik për t’iu qasur me seriozitet reformave. Përveç zvarritjes së procesit integrues, kjo qasje e qeverisë po u kushton shtrenjtë qytetarëve të cilët nëmënyrëtëdrejtpërdrejtëpërballen me varfërinë, padrejtësinë, krimin dhe korrupsionin, gjyqësorin e partizuar dhe fatkeqësisht, në fund,zgjidhjen e vetme e shohin te largimi nga vendi.

Nga ky pushtet, askush nuk pret më asgjë, madje as vetë Komisioni Evropian. Për të ndryshuar këtë gjendje, duhet një mobilizim i gjithëmbarshëm shoqëror iqytetarëve dhe i gjitha forcave progresive, për të sjell një qeveri reformatore dhe që do jetë e fokusuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një sistem të drejtë dhe barazitar, ku askush nuk është mbi ligjin dhe shteti u kthehet qytetarëve.